Rama: ‘Nga sot në e-Albania edhe leje – dalje për arsye shëndetësore’
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nëpërmjet portalit e-Albania tani qytetarët mund të marrin leje dalje edhe për arsye shëndetësore.
Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën dhe mund të shoqërohet vetëm nga një person tjetër. Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi, ka shkruar Rama.
Procedura në e-Albania:
Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje për dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania
– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës
Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:
-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij
Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.
Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal, ka shkruar Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.