Rama, nga Vlora: S’ka marrëveshje për detin “Çështja po përdoret politikisht, s’ka pakt me Greqinë pa Presidentin”
Çështja e ndarjes së detit me Greqinë po përdoret politikisht, ndërkohë që nuk ka asgjë të vërtetë. Ishte një reagimi i kryeministrit Edi Rama duke folur nga qytetit i Vlorës, ku nuk la pa kritikuar as presidentin Ilir Meta, pasi nuk mund të ketë marrëveshje pa firmën e presidentit.
“Nuk ka se si të bëhet një marrëveshje kur nuk ka det, nuk ka firma, nuk ka vula, kur nuk ka procedura. Marrëveshja shkon nga grupi negociator në qeveri, nga qeveria te presidenti, presidenti ka thënë do e çojë në Gjykatën Kushtetuse, dhe pastaj nga Gjykata Kushtetuese ratifikohet në parlament. Kush e ka këtë karrem, është komplet trupeshk.’’ – u shpreh Rama.
“E përsëris edhe një herë për ata që duan të dëgjojnë dhe jo për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politikë me “kap çfarë të kapësh” që nuk ka asnjë marrëveshje negociatat me Greqinë janë ndërprerë që prej ndryshimit të qeverisë, pa një përfundim dhe me qeverinë e re greke nuk kemi rifilluar negociatat që do të thotë që nuk kemi asnjë marrëveshje për momentin. Ngatërresa e një deklarate të kryeministrit të Greqisë në parlamentin grek, nuk ka lidhje fare me Shqipërinë, por me konceptin e shtrirjes aty ku është e mundur fizikisht”- shtoi Rama.
Më tej, kryeministri vijoi axhendën, duke vizituar shkollën e rindërtuar “24 maji” në qytetin e Vlorës.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.