Rama paralajmëron bizneset: Mos luani me taksat
Kryeministri Edi Rama paralajmëron bizneset të mos luajnë me taksat, se në të kundërt do i gjejë belaja.
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan kryeministri në twitter.
Reagimi ka ardhur, menjëherë pasi Drejtoria e Hetimit Tatimor njoftoi se ka finalizuar me sukses operacionin për zbulimin e një skeme të madhe mashtrimi me faturat fiktive të TVSH-së që i kanë shkaktuar një dëm prej rreth 18 miliardë lekësh buxhetit të shtetit. Nga ky operacion u arrestuan 13 persona, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.