Rama, pas samitit të Sofjes – “Mbetem optimist për negociatat, por BE ka probleme të brendshme”
Pas takimit të zhvilluar në Sofje mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp, ku deklaroi se mbetet optimist për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Megjithatë, ai shtoi se procesi do të jetë i vështirë, duke qenë se vetë Bashkimi Evropian ka probleme të brendshme.
Rama shtoi se do të vijojë negociatat intensive me vendet skeptike.
Kryeministri iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve në lidhje me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke e konsideruar si një mashtrim të opozitës. Rama ripërsëriti faktin se këto janë përpjekje të Partisë Demokratike për të penguar integrimin.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.