Rama për “Politico”: Serbia nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian para Shqipërisë
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një interviste për “politico.eu” ku deklaron se “Serbia nuk do të bëhet pjesë e BE-së para Shqipërisë”
Gjatë intervistës së tij Kryeministri tha se Shqipëria është në njëfarë mënyrë është më përpara se Serbia apo Mali i ZI për sa i përket anëtarësimit në BE pasi vendi ynë ka ndërmarrë një reformë të madhe në sistemin e drejtësisë, e projektuar për të çrrënjosur korrupsionin e përhapur dhe se zbatimi i kësaj reforme ishte një kusht për Tiranën në mënyrë që të fillonin bisedimet për anëtarësimin në BE.
“Serbia nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian para Shqipërisë, edhe pse Beogradi është projektuar si kryesues i garës për anëtarësim” ka deklaruar kryeministri shqiptar Edi Rama.
Bashkimi Europian ka deklaruar muajt e fundit se është i hapur për perspektivën e anëtarësimeve të reja nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndryshimet e tonit të Brukselit pasuan një periudhë “lodhjeje për zgjerim” gjatë së cilës Bashkimi Evropian u konsumua me krizat e brendshme dhe u përball me një reagim të ashpër në Evropën Perëndimore mbi imigracionin nga vendet e reja anëtare në lindje.
Por zyrtarët e BE tashmë kanë filluar ta kuptojnë se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor do të përmirësojë stabilitetin she sigurinë e bllokut duke vendosur standardet e BE-së për demokracinë dhe sundimin e ligjit në një rajon të paqëndrueshëm e të shkatërruar nga lufta në vitet 1990.
Komisioni e ka cilësuar Serbinë, vendin më të populluar në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjin e saj më të vogël të Malit të Zi si kandidatët e parë në procesin e pranimit, duke thënë se të dy vendet, të cilat tashmë janë në mes të negociatave për anëtarësim, mund të bashkohen me BE deri në vitin 2025.
Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të marrin dritën e gjelbër për të filluar bisedimet e anëtarësimit të tyre në muajt e ardhshëm. Të dy vendet parashikojnë se Komisioni do të deklarojë në prill se ata kanë përmbushur kushtet për të filluar.
Më pas mbetet në dorën e Këshillit Europian të liderëve kombëtarë për të vendosur në qershor nëse këto vende duhet të ecin përpara.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.