Rama: ”Policia dhe ushtria sot në terren për sigurimin e distancave në markete dhe farmaci”
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘’Facebook’’, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se ditën e sotme policia dhe ushtria janë angazhuar në sigurimin e radhave e të distancave në hyrje brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutika.
Gjithashtu kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal kundrejt këtij armiku të padukshëm.
Postimi i plotë
POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!
JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE
BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË!
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.