Rama: Qeveria e re do t’i japë fund burokracive në 100 ditët e para
Pas mbledhjes së qeverisë në Velipojë, ka reaguar kryeministri Edi Rama, në një status në facebook. Rama shkruan së brenda 100 ditëve të para të mandatit të dytë do t’i japi fund burokracive, që kanë shpenzuar kohë dhe para për qytetarët.
Statusi i plotë:
“Guinness: Në 1vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz kohe, lekësh, nervash, që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”, shkruan Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.