Rama: Shkollat nuk do të mbyllen/ Ministrja Kushi: Në shkolla zbatohen protokollet e sigurisë
Arsimi ishte në fokus të konferencës javore për ekonominë mbajtur në kryeministri. Kreu I qeverisë bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi, thanë se shkollat nuk do të mbyllen, pasi sipas shumë studimeve nuk rezultojnë të jenë vatra infektimi. Në lidhje me 2021, kryeministri tha se do të hyjë në fuqi masa e rritjes së pagave për mësuesit.
“Sidoqoftë kjo është një vendimmarrje që i takon autoriteteve tona, nuk më takon mua dhe as ne. Nuk i takon askujt që edhe nga shqetësimi, nga pasiguria, edhe nga dëshira për të folur kur ska gjë për të thënë në mënyrë joetike se shkollat duhen mbyllur për arsye të ndryshme. Unë jam shumë i vetëdijshëm ën këtë sfidë dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm, por ajo që është kryesore është që secili të bëjë detyrën e vet. Kemi nevojë për të kaluar këtë provë të madhe të karakterit të secilit dhe të karakterit tonë si komb, si popull, si shoqëri.” – u shpreh kryeministri.
“Rritja e pagave është në fakt një prej lajmeve më të mira që sjell ky buxhet. Nuk është hera e parë pasi ne edhe në vitin 2017 edhe në 2019 jemi konsistentë në premtimin tonë për të rritur pagat e mësuesve dhe të gjithë punonjësve të sektorit arsimor, por sidomos sot që po përballemi me ketë pandemi dhe mësuesit pas mjekëve dhe infermierëve janë heronjtë e ditës, pasi po punojnë çdo ditë pranë rrezikut me një përkushtim maksimal dhe unë jam e bindur që 15% që parashikon buxheti i vitit 2021 është për përkushtimin, sakrificën që ata po tregojnë këto ditë. Në vitin 2017 është rritur me 10%, në 2019 me 7% dhe në 2021 me 15%. Po të bëjmë një krahasim sa ka qenë pagan ë vitin 2013, paga mesatare dhe sa është sot duket ndjeshëm rritja. Po ti referohemi pagës mesatare neto nga 46,137 në 2013, sot paga do të jetë 57,451.” – u shpreh ministrja e Arsimit.
Në lidhje me vaksinën, kryeministri theksoj se kur të jetë gati Shqipëria do të marrë disa lloje dhe nuk do të ketë asnjë problem.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.