Rama shpërndan foton me Erdogan: “Gjatë një bisede me mikun e çmuar”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ditën e sotme me të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale, një foto ku shihet në një bashkëbisedim miqësor me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.
Fotoja sipas kryeministrit është shkrepur në rezidencën verore në Marmaris, ku presidenti turk qëndron gjatë pushimeve të tij dhe disa nga temat kryesore të bisedës sipas tij ishin rreth fuqizimit të ekonomisë në përballje me pandeminë, marrëdhëniet dy-palëshe mes shteteve dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Turqia është konsideruar nga kryeministri Rama shpeshherë si një vend partner i Shqipërisë dhe aleat strategjik. Gjatë viteve në pushtet të kryesocialistit ka qenë e dokumentuar edhe mbështetja që presidenti turk i ka dhënë qeverisë, si në rastin e tërmetit të 26 nëntorit, por edhe gjatë pandemisë me mjete spitalore.
Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij…
Posted by Edi Rama on Monday, September 14, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.