Rama :”Të enjten gati plani i garancisë financiare”/ Thirrje për durim qytetarëve dhe bizneseve
Nisur nga shqetësimi i qytetarëve jo vetëm nga prekja e koronavirusit por dhe nga pasojat që kjo situatë sjell në ekonominë e gjithsecilit, ka reaguar kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në ‘’Facebook’’, duke shprehur se të enjten do të jetë gati plani i garancisë financiare dhe kompesimit të pagesave.
Postimi i plotë
‘’JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM, TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!
NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!
DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!’’
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.