Rama, më tepër se optimist: “Në 2018, prodhimi kombëtar do të rritet me 6.3%”
Investimet publike do të rriten me 42% vitin që vjen në raport me 2017, raporton kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtare. Sipas Ramës gjatë 2018 parashikohet edhe një rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 6.3% ose me 26 miliardë lekë, jo vetëm si rezultat i rritjes ekonomike por edhe i luftës ndaj informalitetit.
Për të nxitur investimet në sektorin e turizmit, investitorëve që ndërtojnë komplekse me 4 dhe 5 yje do t’ju hiqen tre taksa. Një nisëm kjo që vjen pas uljes së TVSH-së nga 20 në 6%.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, ministri i Financave Arben Ahmetaj është ndalur në rëndësinë që do ti kushtohet bujqësisë dhe shëndetësisë. Kështu shëndetësia do të ketë një rritje fondesh me 5.6 % ndërkohë që për bujqësinë do të aplikohen skemat e mbështetjeve financiare në bazë të projektit IPARD në vlerën e 93 milionë euro për tre vite.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.