Rama zbulon spitalin e ri anticovid – Ish kampusi universitar do të ketë rreth 100 shtretër
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë prezantuar objektin i cili do të kthehet nga kampus në një spital karantinë ku mendohet të vendosen ata pacientë të cilët janë në kushte të lehtësuara shëndetësore.
Manastirliu është shprehur se spitali i ri do të ketë rreth 100 shtretër dhe do të pajiset me gjithë kushtet e nevojshme bazë .
Ajo shtoi se spitali është në kushtet ku mund të adoptohet shpejtë në një strukturë rezidenciale ku çdo kat do të ketë një strukturë infiermerie, një farmaci, depozitim të mbetjeve si dhe laboratore bazë.
Kryeministri është shprehur se sfida për ndërtimin e spitalit është 30 ditë por në kushte emergjente spitali mund të përfundojë më shpejtë.
SCAN
🔴 NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
Posted by Edi Rama on Thursday, March 26, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.