Rama: Zyrat e punës ofrojnë sot 31 mijë vende të lira pune. Mbështetje për kategoritë në nevojë
“Janë iniciuar rreth 26 mijë vende pune nga Zyrat e Punës”. Kështu është shprehur gjatë një takimi, Kryeministri Rama, ku ndër të tjera pohoi se sot janë mbi 31 mijë vende të lira pune në Zyrat e Punës. “ Kush mund ta imagjinonte se në Zyrat e Punës do të jepej punë. Janë iniciuar 26 mijë punësime nga zyrat e punës, persona të cilët marrin rrogën me punë dhe paguajnë taksa në shtet. Sot kemi 31 mijë vende të lira pune në Zyrat e Punës”
Po kështu, gjatë fjalës së tij Kryeministri foli edhe për arsimin profesional
“U hap korsia e arsimit profesional. Sot problematikë kryesore nuk është pamundësia për hapje vendesh të reja pune, por pamundësia për krahun e kualifikuar të punës. Kush bën shkollën profesionale nuk mbetet pa punë”, theksoi kryeministri Rama.
Rama foli edhe për reformën e pensioneve, duke u shprehur se fal saj u arrit të evitohej kolapsi i financave.
Kryeministri më tej u shpreh edhe për ndihmën për personat me Aftësi të Kufizuar duke thënë se:
“Numrin i personave me Aftësi të Kufizuar që janë marrë në punë është dy herë më i lartë dhe kjo falë ndërmjetësimit në punë. Punësimi i personave me Aftësi te Kufizuar nuk çon në ndërprerjen e asistencës me ndihmë ekonomike 4 vitet e para. Nuk ka më që shteti të mos paguajë detyrimet për këtë kategori. 67 mijë persona me Aftësi të Kufizuar, 18 mijë kujdestarët dhe 72 mijë Invalidë Pune kanë përfituar bonuset e fundvitit”, pohoi Rama.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.