Raporti i BQE për kreditë e këqija / Greqia mban normën më të lartë në 37.4%, ndjekur nga Qipro me 17.5%
Bankat greke mbanin barrën më të madhe të kredive me probleme ndër institucionet e mbikqyrura nga Banka Qendrore Europiane në tremujorin e tretë 2019, ndjekur nga huadhënësit në Qipro, Portugali dhe Itali. Të dhënat e Departamentit të Mbikqyrjes mbi cilësinë e aktiveve treguan se norma e kredive me probleme (NPL) ka rënë në tremujorin e tretë në 3.41%, që është niveli më i ulët që kur u publikuan seritë kohore nga Banka Qendrore Europiane në vitin 2015.
Greqia kishte normën më të lartë të kredive me probleme, në 37.4%, ndjekur nga Qipro me 17.5%, Portugalia në 10% dhe Italia në rreth 7%. Luksemburgu kishte normën mesatare më të ulët, në 0.91%, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane. Bankat greke mbajnë rreth 75 miliardë euro kredi me probleme dhe kanë ndjekur homologët italianë, që në vitet e fundit thuajse kanë përgjysmuar kreditë e këqija në balance nga kulmi i krizës së borxhit prej 350 miliardë euro.
Autoritetet greke kanë krijuar një skemë të mbrojtjes së aktiveve, që do ndihmojë bankat të “zbrazin” rreth 30 miliardë euro kredi të këqija, të cilat do të “paketohen” në aktive të mbështetura në letra me vlerë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.