Raporti i ekspertëve – Pandemia ishte e parandalueshme, ‘mungoi udhëheqja politike globale’
Pandemia e Covid ishte një katastrofë e parandalueshme që nuk do kishte kushtuar miliona jetë nëse bota do të kishte reaguar më shpejt, sipas një paneli të pavarur të nivelit të lartë.
Raporti i panelit, i kryesuar nga ish-kryeministri i Zelandës së Re Helen Clark dhe Ellen Johnson Sirleaf, një ish-president i Liberisë, gjeti “lidhje të dobëta në çdo pikë të zinxhirit”.
Ai tha që përgatitja ishte jokonsistente dhe e pafinancuar, sistemi i alarmit shumë i ngadaltë dhe shumë i butë, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte e dobët. Raporti arriti në përfundimin se përgjigja kishte përkeqësuar pabarazitë. “Udhëheqja politike globale mungoi,” tha raporti.
Clark e përshkroi shkurtin e vitit 2020 si “një muaj të mundësive të humbura për të shmangur një pandemi, pasi kaq shumë vende zgjodhën të prisnin dhe të shihnin”.
SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.