Raporti i FMN, Rama: Konfirmohet rritja ekonomike për këtë vit me 3.7%. “Vjen një tjetër lajm i mirë”
Kryeministri Rama ka reaguar një ditë pas publikimit të raportit të fundit të FMN për rritjen ekonomike.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në raportin më të fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN konfirmon parashikimin se ekonomia shqiptare do të rritet këtë vit me 3.7%, nga 3.5% që u rrit vitin e kaluar.
“Kjo do të jetë rritja më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga një tjetër shtet shqiptar, Republika e Kosovës. Ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5%, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia do të rriten respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind”, shkruan kryeministri.
Po ashtu kreu i qeverisë në këtë postim ka ndarë me të gjithë shikuesit e faqes së tij edhe një lajm të mirë për ekonominë e vendit tonë “Lajmi tjetër i mirë për Shqipërinë është edhe dalja nga kriza e dy shteteve fqinje me ndikim të lartë në ekonominë tonë: pas shumë vitesh rënieje dhe stanjacioni, ekonomia greke do të rritet me 2.2% këtë vit, ndërkohë që Italia, do të rritet me 0.8%”, shkruan kryeministri Rama.
KUSH GËNJEN? (20)Në raportin më të fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN konfirmon parashikimin se ekonomia…
Posted by Edi Rama on Wednesday, April 19, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.