Raporti i frikshëm i Agjencisë së Migracionit / 1146 jetë të humbura gjatë udhëtimeve klandestine
Shifrat e reja tregojnë një rritje të numrit të emigrantëve që humbën jetën teksa përpiqeshin të udhëtonin në rrugë detare. Njoftimin e ka bërë me dije Agjensia e Migracionit të Kombeve të Bashkuara me një raport të ri, sipas të cilit vetëm gjatë periudhës janar-qershor numërohen 1146 njerëz që kanë humbur jetën. Ndër të tjera është vënë re një rritje e numrit të personave që udhëtojnë përmes rrugëve detare të Evropës, ku sipas raportit ka pësuar një rritje me 56%.
Mes Mesdheut Qendror, Libisë dhe Italisë regjistrohen shifrat më të frikshme , 741 vdekje, për të vijuar me shtrirjen e Oqeanit Atlantik, mes Afrikës Perëndimore dhe ishujve Kanarie, vend ku numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë ,me 250 njerëz të vdekur.
IOM ka thënë ndër të tjera se mendojnë se numri i vdekjeve mund të jetë akoma më i lartë pasi ka shumë anije të përmbytura për të cilat nuk ka ende asnjë informacion dhe janë ende të pa raportuara.
Organizatat e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se mungesa e anijeve qeveritare të kërkimit dhe shpëtimit, veçanërisht në Mesdheun Qendror, është rrezik i shtruar për emigrantët e jashtëligjshëm.
“Shumë faktorë kontribuan në numrin më të lartë të vdekjeve të këtij viti, duke përfshirë një rritje në numrin e anijeve të vogla që përpiqen të kalojnë në det, “mungesa e operacioneve proaktive, evropiane, të drejtuara nga shteti për kërkimin dhe shpëtimin në ujërat ndërkombëtare të kombinuara me kufizime mbi OJQ-të” ishte ndër faktorët kryesorë.”,ka thënë zëdhënësi i IOM Safa Msehli. Ngjarja më e rëndë e këtij viti u regjistrua në 22 prill, në afërsi të Libisë ku 130 njerëz u mbytën teksa udhëtonit në rrugë ujore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.