Raporti i Moody’s për Shqipërinë, Denaj: Konfirmohet qendrueshmëria e ekonomisë sonë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka reaguar ndaj raportit të më fundit të agjencisë së vlerësimit Moody’s për Shqipërinë.
“Sinjale pozitive nga raporti i Agjencisë Ndërkombëtare Moody’s që konfirmon qëndrueshmërinë e ekonomisë tonë me vlerësimin B1!
- Pavarësisht rënies ekonomike të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, parashikimet për 2021 janë për një rritje ekonomike⬆ prej 5%.
- Trendi rënës i borxhit publik ka pësuar thyerje në 2020, duke u rritur vetëm përkohësisht, për të filluar sërish uljen graduale në 2021.📉
- Rritja e të ardhurave dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve do të jenë thelbesore për rimëkëmbjen ekonomike. Në vijim të politikave të mirëadministrimit, administrata tatimore dhe mbledhja e të ardhurave është përmirësuar.
- Kuadri fiskal është përmirësuar falë ndryshimeve të Ligjit Organik të Buxhetit, të miratuara në 2016 dhe përgjatë ketij viti. Në dallim nga detyrimet e prapambetura në periudhën parazgjedhore të 2013, asnjë rrëshqitje fiskale nuk ndodhi në zgjedhjet e fundit, ku qeveria ka disiplinuar të ardhurat dhe shpenzimet për vitet zgjedhore” shkruhet në reagimin e ministres Denaj.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.