Raporti i Pasurisë Botërore: Rritje e shpejtë e numrit të milionerëve në Suedi dhe Norvegji
Raporti i Mirëqenies Botërore nga CapGamini ka piketuar individët me vlerën më të lartë neto në botë ose njerëzit me kursime të kombinuara prej së paku 1 milion dollarësh amerikanë në letra me vlerë, pasuri të paluajtshme ose në para kesh.
Këto kursime përjashtonin vlerën e banesës në të cilën personi jeton si dhe sendet antike apo koleksionet.
Si në Suedi ashtu edhe në Norvegji numri Vlerës së lartë Neto Individuale u rrit me 13 për qind vitin e kaluar ndërkohë mesatarja europiane është 7.7 për qind.
Suedia ishte vendi i vetëm që u ngjit disa pozicione në raportin e këtij viti dhe për herë të parë e sheh veten të renditet në mesin e 25 vendeve të para.
Një treg i fortë i pasurive të paluajtshme dhe një ekonomi përgjithësisht e fortë ka bërë shumë suedezë më të pasur, sipas Johan Bergstrom, një ekspert financiar në CapGemini.
“Zhvillimi i fortë i çmimeve në çmimet e pasurive të paluajtshme dhe rritja e PBB prej 3.3% e kombinuar me një rritje të fuqishme të bursës prej 5.5% janë shkaqet kryesore të një rekordi të ri në milionerëve në Suedi”, tha Bergström.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.