Raporti i Policisë – Rreth 3 milionë lekë gjobë këmbësorëve, në vetëm 24 orë
Në vetëm 24 orët e fundit, janë vendosur rreth 3 milionë lekë gjoba për këmbësorët që nuk kanë respektuar orarin kufizues, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Po ashtu, po gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe me bllokim mjeti.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 2 shtetas, konkretisht shtetasi A. T., 39 vjeç, pasi është konstatuar duke lëvizur pa ndonjë emergjencë apo arsye dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë dhe shtetasi G. M., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motoçikletë” shkruan më tej Policia në njoftimin e bërë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.