Raporti i Shell për gazin natyror: “Kërkesa botërore pritet të dyfishohet deri në vitin 2040”
Kërkesa botërore e gazit natyror të lëngshëm (LNG) pritet të dyfishohet në 700 milionë ton deri në 2040, sipas perspektivës vjetore të tregut të Royal Dutch Shell. Kërkesa ishte 360 milionë ton në vitin e kaluar, në rritje të lehtë nga 458 mln ton në 2019m pavarësisht luhatjeve nga karantina e koronavirusit. Çmimet botërore të gazit natyror të lëngshëm ranë në nivele të ulëta në 2020-n, por prekën në nisje të këtij viti nivele rekord të larta, për shkak të kërkesës së lartë dimërore, mungesës në ofertë dhe ngërçit në infrastrukturë.
“Ndërkohë që Covid-19 prishi projeksionet, industria reagoi shpejtë ndaj ndryshimit të kushteve të tregut, duke ridrejtuar dërgesat tek qendrat e reja të kërkesës dhe duke përshtatur ofertën”- theksohej në raport. Azia pritet të nxisë thuajse 75% të rritjes së kërkesës deri në 2040, ndërkohë që prodhimi i brendshëm i gazit vazhdon rënien dhe gazi natyror i lëngshëm zëvendëson burimet energjetike me ndotje më të lartë. Vitin e kaluar, Kina dhe India nxitën rimëkëmbjen në kërkesë për gazin natyror të lëngshëm, pas nisjes së pandemisë. Kina rriti importet me 7 milionë tonë në 67 milionë në total për vitin 2020, një rritje me 11% me bazë vjetore. Objektivi i kinës për t’u bërë neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2060, prioritet të vazhdojë të rrisë kërkesën për gaz. India rriti gjithashtu importet me 11% në vitin 2020, pasi përfitoi nga rënia e çmimeve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.