Raporti/ Indeksi global i progresit social – Ku renditet Shqipëria për punën e pagat?!
Sapo është bërë publik raporti që mat 82 ekonomi botërore, përfshirë edhe Shqipërinë, në pesë dimensione kryesore të lëvizjes sociale, përkatësisht shëndetësinë, shkollën (qasjen, cilësinë dhe barazinë), teknologjinë, punën (mundësitë, pagat, kushtet), mbrojtjen dhe institucionet (mbrojtjen sociale dhe institucionet gjithëpërfshirëse).
“Indeksi Global i Progresit Social” i jep Danimarkës vendin e parë (me 85 pikë), pasuar nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda. Në dhjetë vendet e para janë Holanda, Zvicra, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu. Nga ekonomitë e G7, Gjermania është ka shënuar më shumë progres (e 11-ta, me 78.8 pikë), e ndjekur nga Franca (e 12-ti). Kanadaja (e 14-ta) i paraprin Japonisë (15-të), Mbretërisë së Bashkuar (21-të), Shteteve të Bashkuara (27-të) dhe, më në fund, Italisë, e cila është në vendin e 34-të, pasuar nga Portugalia (24-të) dhe Spanja (28-të).
Vendet me progres më të madh social janë të gjitha vendet europiane dhe vendet nordike absolutisht në “krye”. Në lidhje me progresin në fushën e punës, pagave dhe mundësive për punësim vendi ynë radhitej në vendin e 81. Ndërsa sa i përket progresit të përgjithshëm për të gjitha fushat e marra në konsideratë Shqipëria radhitej e 54.
Në raportin e tij të parë vjetor për rritjen sociale, Forumi Ekonomik Botëror nënvizon se në një shoqëri të aftë t’u ofrojë të gjithëve mundësi të barabarta për të zhvilluar potencialin e tyre, pavarësisht nga origjina socio-ekonomike, jo vetëm që do të kishte më shumë kohezion social, por do të forconte edhe rritjen ekonomike.
Një rritje prej 10% e progresit sociale në të vërtetë do të shtyjë PBB-në pothuajse 5% më shumë në 10 vjet, tregon studimi i publikuar në prag të samitit vjetor të Wef në Davos. Sidoqoftë, shumë pak ekonomi kanë kushtet e duhura për të lehtësuar uljen e pabarazive dhe përfshirjen. Shanset e një personi në jetë përcaktohen gjithnjë e më shumë nga pika e fillimit, domethënë nga gjendja socio-ekonomike dhe nga vendi i lindjes. Si rezultat, pabarazitë e të ardhurave kanë zënë rrënjë dhe klasa sociale është e paravendosur.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.