Raporti javor i Policisë së Shtetit, mbi masat administrative të marra në Korçë dhe Lezhë
Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve deri në orët e vona për sezonin turistik në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, kryesisht në fundjavë. Në kuadër të këtij plani, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 12 shtetas për ” Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ( pa leje drejtimi dhe gjendje të dehur ) duke u bërë edhe burim aksidenti. Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndëshkuar edhe 8 drejtues duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Janë pezulluar 47 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 818 masa administrative, nga këto:
- 226 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
- 96 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
- 224 masa për parakalim të gabuar,
- 102 masa për ndalim qëndrimi,
Përsa i përket, qytetit të Korçës, në kuadër të planit për zbatimin e masave nga Policia Rrugore, kontrollet janë fokusuar në drejtim të parakalimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësisë mbi normat e lejuara etj.
Gjatë javës që kaloi, janë kapur në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë tërhequr 21 leje drejtimi, nga të cilat 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor dhe gjatë javës janë vendosur 147 masa për parakalime të gabuara, 110 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 10 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, si edhe janë ndaluar administrativisht 11 mjete.
Gjithashtu për 28 mjete të transportit publik, kryesisht taksi, iu është pezulluar leja e qarkullimit drejtuesve të tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.