Raporti “merr – jep” i Shqipërisë – Çfarë thonë shifrat e INSTAT!
Referuar publikimit të fundit të INSTAT lidhur me shkëmbimet tregtare, Shqipëria ka eksportuar mallra me vlerë 44 miliard e 443 milionë lekë për periudhën janar – shkurt 2019, ndërsa ka importuar produkte që kapin shifrën e 91 miliard e 728 milion lekëve për po të njëjtin dymujor.
Krahasuar me po të njëjtën periudhë të 2018-ës, eksporti i mallrave ka rënë ndjeshëm me rreth 3 miliard lekë. Nga ana tjetër, importet janë rritur me 955 milionë lekë.
Referuar tregtimit sipas grup mallrave, eksportin më të lartë e kanë pasur tekstilet dhe këpucët, me një vlerë prej 20 miliard e 195 milionë lekëve.
Nga ana tjetër, pesha më e madhe e importit është parë tek makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, me mallra që kanë kapur vlerën e 19 miliardë e 111 milionë lekëve.
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.