Raporti i nëntorit: Për çfarë u ankuan bizneset te ministria e Mbrojtjes së Sipërmarrjes dhe cilat kërkesa morën zgjidhje
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka publikuar raportin e dytë të trajtimit të ankesave të biznesit. Kjo ministri trajton ankesat që ka biznesi, me kushtin që çështja të mos jetë në gjykatë. E në këtë raport të dytë, gjatë muajit nëntor janë trajtuar 48 kërkesa, prej të cilave 29 kërkesë/ankesa, pas këshillimeve dhe gjetjes së hapësirave ligjore për të trajtuar çështjet, janë zgjidhur.
“Çdo propozim që na mbërrin nga grupet e ndryshme të interesit, sipërmarrësit, apo shoqatat, koordinohet me ministritë përkatëse të parashikuara për zgjidhjen specifike të secilës çështje, ndaj një pjesë e këtyre propozimeve janë në proces përpunimi dhe do të raportohen në vijim” njofton ministria e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.
Nëse analizojmë listën e ankesave apo kërkesave të biznesit që i janë drejtuar ministrisë, rezulton se problematikat kryesore janë për çështje që lidhen ne tatimet, hipotekat e deri edhe raste të korrupsionit.
Mëposhtë lista e plotë e kërkesave e ankesave që i janë drejtuar ministrisë, sëbashku me mënyrën e trajtimit të tyre:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.