Raporti/ Shtohen “të varfërit e rinj” në Itali për shkak të pandemisë. Shifra shkon në 34%
Në Itali, thuajse një në dy persona po shkon për herë të parë për ndihmë në organizatën humanitare “Caritas”. Në veçanti, kjo vërehet në familjet me fëmijë të mitur.
Raporti i periudhës maj – shtator 2020 tregon se rastet me “të varfër të rinj”, ose ndryshe, personat e rinj të shtuar listës së të varfërve, janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave, për shkak të pandemisë së COVID – 19, përqindja ka shkuar nga 31 në 45%. Lajmi është konfirmuar nga vetë organizata Caritas në Raportin e Varfërisë.
Midis njerëzve që kërkuan ndihmë nga kjo organizatë humanitare këtë vit janë shumë tregtarë të vegjël apo të vetëpunësuarit. Në total janë 2.073 sipërmarrës të vegjël dhe të vetëpunësuar që janë ndihmuar në këtë periudhë kohore.
Në tërësinë e shtetasve të ndihmuar shënohen 450 mijë njerëz, ku sipas të dhënave të raportit, 30% e përfituesve janë të ashtuquajturit “të varfër të rinj”, të cilët për herë të parë kanë përjetuar kushte të vështira ekonomike, aq sa të detyrohen të kërkojnë për ndihmë.
Raporti tregon se mes të përkrahurve për periudhën mars – maj 2020 mbizotërojnë të papunët, njerëzit me punë jo të rregullt për shkak të karantinimit, apo punonjësit pa siguracione shoqërore.
Burimi: Ilsole24ore
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.