Raporti: Vendet europiane që shënuan rënie të pagave
Pagat e punonjësve europianë kanë shënuar një rënie me 20% midis viteve 2010 dhe 2017 sipas një raporti të fundit të quajtur Benchmarking Working Europe 2018.
Raporti u botua nga Konfederata e Tregtisë së Bashkimit Europian, i cili ka shqyrtuar pagat reale të punonjësve, duke marrë parasysh koston e jetesës të shteteve anëtare të BE dhe Norvegjisë gjatë dekadës së fundit.
Nga vendet që punëtorët panë një rënie të përgjithshme të pagave gjatë shtatë viteve të fundit, përfshijnë Italinë, Britaninë e Madhe, Spanjën, Belgjikën, Greqinë dhe Finlandën.
Sipas Euronews, që nga viti 2017, punonjësit grekë pësuan rënien më të madhe në pagë që nga viti 2010, me një rënie me 19% rënie të të ardhurave, ndërsa qipriotët panë një mesatare zbritje prej 10%. Në Finlandë, pagat e punëtorëve kishin rënë me 1% në shtatë vjet, por pësuan ende një rënie prej 2% nga viti 2016 deri në vitin 2017.
Ndërkohë, pagat e punonjësve në të gjithë Evropën Lindore kanë lulëzuar. Bullgarët zënë një rritje prej 55% në pagën mesatare në mes të viteve 2010 dhe 2017, ndërsa letonezët morën në shtëpi një shtesë prej 44%.
Duke shpjeguar problemin në rritjen e pagave në pjesën tjetër të bllokut, studimi tregon për investime të dobëta, deregulimin e tregut të punës dhe masat shtrënguese fiskale në prag të krizës financiare botërore 2007-2008.
Reformat e punës të cilat dobësonin të drejtat e punëtorëve dhe të sindikatave janë cituar si një arsye tjetër “e dukshme” për rënien e pagave.
Borxhi kombëtar dhe papunësia u rritën në shumë vende anëtare, ndërkohë që bizneset u përpoqën të qëndronin të hapura mes shpenzimeve më të ulëta të konsumit. Industritë e prodhimit dhe turizmit në Evropë vuajtën gjithashtu pasojat.
Por vitet e fundit, “njerëzit që punojnë në shumë vende të mëdha janë ende më të këqija se përpara krizës dhe ende po humbasin”, tha Esther Lynch, sekretare konfederale në ETUI për Euronews.
“Tani është koha për të shqyrtuar veprime shumë më të forta për të nxitur mjetet më të mira për rritjen e të drejtave dhe pagave, përmes negociatave me punëdhënësit dhe sindikatat”, shtoi ajo.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.