Raportime online – Prej 18 qershorit 100 shkelje zgjedhore
100 shkelje zgjedhore janë regjistruar prej 18 qershor, ku më shkeljet me të raportuara lidhen me keqpërdorimin e administratës dhe Sektorit Publik në fushatë me 30 raportime.
14 raportime kanë të bëjnë me shkelje në shit-blerjen e votës në tentativë dhe veprim. Dhunë dhe Ligjërim jo etik në evente elektorale me 8 raportime dhe Shpenzime Elektorale të Ekzagjeruara 8 raportime.
Zona ku ka më shumë raportime dhe ku jepen indice për defekte zgjedhore është qarku i Shkodrës me Bashkitë Fushë Arrës; Pukë; Vau i Dejës; Malësi e Madhe dhe Shkodër. Në këtë qark janë konstatua tema të ndryshme problematikash që tek tentativat për shitje – blerje vote; përdorimi i parave publike në fushatë; angazhimi i administratës qendrore dhe vendore për qëllime elektorale; tensionet dhe keqpërdorim i policisë bashkiake. Zona të tjera me problema janë qarku i Lezhës; Berati dhe bashki si Kamza madje dhe Fieri.
Të gjitha shkeljet janë postuar në platformën online Za’Lart 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.