Raportimi dixhital – AKBN, Tushaj: 99% e subjekteve sjellin planet online
Subjektet që ushtojnë aktivitetin në sektorin hidrokarbur, minierat apo atë të hidroenergjetikës kanë detyrimin e raportimit online pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës.
Sipas kreut të kësaj agjencie Viktor Tushaj të paktën 99 për qind e tyre respektojnë këtë kërkesë.
Për të gjithë ata që nuk respektojnë kërkesat që lidhen me raportimin apo me dërgimin në kohë të planeve të zhvillimit herë pas here janë aplikuar edhe masa administrative të cilat nga viti në vit kanë ardhur në rënie duke treguar për ndërgjegjësim të operatorëve.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.