Raundi i fundit i bisedimeve Rusi-Ukrainë ofron një dritë shprese!
Zyrtarët rusë dhe ukrainas do të takohen përmes videokonferencës të hënën në mëngjes në raundin e fundit të bisedimeve midis dy palëve. Dhe ka shenja që ofrojnë një fije shprese për përparim për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi me pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Të dielën në mbrëmje, një negociator rus raportoi “përparim të rëndësishëm”. “Pritja ime personale është se ky përparim do të çojë shumë shpejt në një qëndrim të përbashkët midis dy delegacioneve dhe në dokumente që do të nënshkruhen,” citojnë agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë Leonid Sloutski.
Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, shkroi në Twitter se Moska kishte ndaluar së dhënë “ultimatume” për Kievin dhe filloi “të dëgjojë me kujdes propozimet tona”.
“Unë shoh mirëkuptim dhe ka dialog”, tha zoti Podoliak, duke shtuar më vonë se negociatat ishin “të pandërprera në formatin e videokonferencave” dhe se seanca e së hënës do të ishte për të përmbledhur rezultatet paraprake të dialogut të fundit.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.