Reduktohen vizitat në sportele – Tatimet: 84% më pak vërtetime se një vit më parë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se krahasuar me një vit më parë në sportelet e shërbimit të tatimpaguesve ka pasur gati 84% vërtetime të dhënash më pak.
DPT tha se ofrimi i një pjese të konsiderueshme të shërbimeve në rrugë elektronike ka reduktuar ndjeshëm vizitat në sportelet e 14 zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve në të gjithë vendin e shërbimeve me sa më pak kosto dhe në kohë të shkurtër për të gjithë tatimpaguesit.
Referuar të dhënave sipas DPT, për periudhën janar – nëntor 2018, rreth 35,200 vërtetime janë dhënë në sportele. Kjo shifër është rreth 84% më e ulët, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, kur në sportele janë lëshuar mbi 215,000 vërtetime.
Gjithashtu DPT lajmëron tatimpaguesit që të përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve nëpërmjet platformës elektronike e-Albania jo vetëm për të kursyer kohë por edhe për të minimizuar kostot administrative.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.