Reforma e shërbimeve publike – Vendet e Ballkanit organizojnë konferencë në Tiranë
Në kuadrin e Javës së Inovacionit, nisi të enjten në Tiranë konferenca rajonale “Reforma e shërbimeve publike në Ballkanin Perëndimor”.
Synimi i konferencës është diskutimi rreth mënyrave për të përmirësuar performancën dhe cilësinë e shërbimeve publike në vendet e Rajonit.
Ministrja Milena Harito solli si shembull të ndryshimit në ofrimin e shërbimeve publike Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, ADISA.
Sipas saj, kjo agjenci synon të përmirësojë cilësinë e ofrimit të shërbimeve për publikun, por njëkohësisht edhe të funksionojë si mekanizëm kontrolli për institucionet që duhet të japin shërbime përmes saj.
Konferenca organizohet nga Ministria Shqiptare e Inovacionit dhe nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike.
Kjo shkollë financohet nga Komisioni Europian dhe një rol kyç në reformimin e administratës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, që është një nga kushtet për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.