Reforma në ASH – Akademiku Korkuti jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit
Reforma në Akademinë e Shkencave është kthyer në një debat jo vetëm mes akademikëve por edhe vetë politikës. Më 4 shtator pranë Akademisë u mbajtën zgjedhjet për postin e kryetarit dhe të nënkryetarit.
Zgjedhje që u zhvilluan në transparencë të plotë edhe në prani të medias. Akademiku Muzafer Korkuti i zgjedhur si nënkryetar i Akademisë së Shkencave ka dhënë dorëheqjen duke i hapur kështu rrugë reformës së institucionit.
Akademikët janë pro kësaj reforme por ajo duhet që të bëhet në bashkëpunim me qeverinë. Në ditën që u mbajtën zgjedhjet e këtij institucioni, kryeministri Rama me një status në “Facebook” është shprehur se fondi prej 120 milionë lekë që përfiton çdo vit ky institucion do t’i kalojë universitetit për kërkimin shkencor.
Prof. Dr. Muzafer Korkuti ka lindur në Fterrë të Kurveleshit. Ka kryer studimet e larta më 1962 në Universitetin e Tiranës. Është specializuar si arkeolog në fushën e prehistorisë.
Gjatë veprimtarisë së tij 43 vjeçare ka drejtuar gërmime në mbi 15 qendra pre dhe protohistorike. Profesor Korkuti ka botuar mbi 79 artikuj shkencorë në revista shkencore brenda e jashtë vendit.
Ka marrë pjesë me kumtesa e referate shkencore në disa dhjetëra simpoziume e kongrese ndërkombëtare. Ka qenë Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga shtatori 2013 dhe në zgjedhjet e radhës së kësaj Akademia u zgjodh nënkryetar i saj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.