“Reforma ul pagesat për invalidët”/Preken 140 mijë vetë, Hysa: Institucionet s’po dëgjojnë rekomandimet tona
Rreth 140 mijë persona nga kategoria e aftësisë së kufizuar do të preken nga reforma e ndërmarrë nga qeveria, duke ulur ndjeshëm pagesat për këtë kategori. Ndërkohë që, pavarësisht kundërshtimeve nga grupet e interesit, shoqtata denoncojnë faktin se rekomandimet e tyre nuk po dëgjohen.
Ndërkaq, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë organizoi një konsultë me të gjithë grupet e aftësisë së kufizuar, ndërkohë që pjesë e takimit ishin edhe përfaqësues të Kuvendit, qeverisë dhe opozitës.
Megjithatë, deklaratat e përfaqësuesve të kuvendit dhe opozitës, nuk i shpëtuan retorikës së fushatës elektorale.
Ndërkaq, kreu i shoqatës solli në vëmendje se shpesh herë propozimet e bëra gjatë fushatave elektorale nuk janë mbajtur, ndërkohë që vështirësitë që hasin kategoritë e personave me aftësi të kufizuar janë të shumta.
Nga ana tjetër, në drejtim të reformës aktuale, ai shtoi se janë të vendosur të mbrojnë të drejtat e tyre, duke mos lejuar të preken nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Aftësinë e Kufizuar.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.