Reforma zgjedhore, Borchardt: Puna nuk është ndalur, përdorimi i teknologjisë do kohë
Puna për reformën zgjedhur nuk ka ndaluar, pavarësisht se KQZ ka nisur punën për zgjedhjet lokale 2019. Kjo është deklarata që bëri ambasadori i OSBE Bernd Borchardt në një dalje për mediat. Sipas tij ka disa probleme që duan kohë për zgjidhje, siç është numërimi apo votimi elektronik që lidhen me zhvillimet teknologjike, por edhe disa rekomandime të OSBE/ODIHR.
Sipas ambasadorit Shqipëria ka patur edhe historik të zgjedhjeve të mëparshme ku KQZ ka patur 4 anëtarë, ndërkohë që tani ka 5. Ky nuk është një indikator që mund të paralajmërojë parregullsi në procesin për zgjedhjet vendore.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.