Reforma zgjedhore – Greminger: Shqiptarët bëhen bashkë për çështjet strategjike
Reforma zgjedhore në Shqipëri ishte në qendër të diskutimeve mes kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se objektiv i vendit është miratimi sa më shpejt i reformës.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OSBE-së u shpreh se shqiptarët dinë të gjejnë gjuhën e përbashkët sa herë që diskutohet për çështje madhore për vendin.
Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë sekretari Thomas Greminger ishte prezentë edhe në firmosjen e një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Ky projekt do të financohet nga qeveria zvicerane dhe do të zgjasë katër vite.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.