Reformat e eurozonës, ministrat e Financave bien dakord – Nuk përmbushin ambiciet franceze
Ministrat e Financave të Eurozonës kanë rënë dakord të martën mbi reformat për të forcuar gatishmërinë e eurozonës për të trajtuar ndonjë krizë ‘të mundshme’ financiare.
Marrëveshja, megjithatë nuk përmbushi ambiciet e presidenti francez, Emmanuel Macron, ideja e të cilit mori mbështetje për një buxhet të veçantë të eurozonës, por jo për të ashtuquajturin ‘stabilizim’ për të ndihmuar ekonomitë me probleme të papritura.
“Në tërësi, rruga përpara për një buxhet të eurozonës është e hapur, jo plotësisht e shtruar, por është e hapur”, tha Moscovici.
Madhësia e një buxheti të ardhshëm të eurozonës do të përcaktohej nga krerët e BE-së si pjesë e diskutimit të tyre mbi i buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokut.
Ministrat e Financave po ashtu arritën të bien dakord mbi zgjerimin e efektivitetit të Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM), për të ndihmuar vendet e Eurozonës të zhytur në borxhe të mëdha, por me kushtëzimin e vendeve të BE që ulin grumbullimin e borxheve të tyre. Më tej, ato u dakordësuan që ESM të shërbejë si një mjet i fundit në rast të një krize të madhe për bankat më të mëdha të Europës.
Takimi i ministrave u mbajt në kuadër të 20-vjetorit të monedhës së eurozonës, e kthyer tashmë prej kohësh në valutën e dytë më të madhe në botë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.