Reformimi i agjencive dhe i inspektoriateve, publikohet pyetësori për bizneset – Qato: Plotësojeni, kemi nevojë për opinionin tuaj
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka ftuar sipërmarrësit që të plotësojnë një pyetësor në kuadër të procesit të reformimit të agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektoriateve.
Në këtë postim, ministrja Qato shkruan se ky proces do t’i shërbejë një pune sa më të mirë.
“Qeveria tashmë ka nisur një proces reformimi të Agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektoriateve. Në mënyrë që të bëjmë një punë sa më të mirë, kemi nevojë për opinionet tuaja si dhe çdo sugjerim të nevojshëm.
Ju lutem gjeni kohën të plotësoni Pyetësorin mbi Biznesin të bashkëlidhur më poshtë. Kontributi Juaj mbetet shumë i çmuar për reformën e sapo nisur!”, shkruan Qato.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.