Reformimi i Akademisë së Shkencave – Projektligji në kuvend, Gjermeni: E bën institucionin funksional
Komisioni parlamentar i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ka diskutuar këtë të premte lidhur me nismën e deputetëve të mazhorancës për reformimin e Akademisë së Shkencave . Projektligji i prezantuar , sipas deputetëve, synon ripërtëritjen e saj, krijimin e hapësirave për të rinjtë dhe gratë por edhe mundësisë për zhvillimin e kërkimeve shkencore duke i dhënë mundësi të përfshihen edhe akademikët në diasporë .
Sipas projektligjit parashikohet edhe krijimi i instituteve të cilat do të shërbejnë për kërkimet shkencore gjë e cila nuk është parë pozitivisht nga ana e deputetes Mirela Kumbaro.
Deputetët nismëtarë kërkuan më shumë buxhet nga ana e qeverisë për këtë nismë.
Projekligji për reformimin e Akademisë së Shkencave pritet të kaloj për diskutim në këshillin e ministrave për efektet financiare, e më pas për miratimin në parim në kuvend.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.