Reformimi i ndihmës ekonomike – Seferi: Synim, riintegrimi social dhe ekonomik i familjeve brenda 5 viteve
Riintegrimi social dhe ekonomik i familjeve është synimi i reformimit të skemës së ndihmës ekonomike e cila me ndryshimet e fundit la jashtë saj shumë familje . Në një intervistë për televizionin Scan Drejtoresha pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi bën të qartë se në ligj është përcaktuar një afat 5-vjeçar për të ndihmuar të gjitha familjet të cilat për arsye të ndrysme bien në varfëri , kjo përmes një strategjie për daljen nga skema që po përgatitet në bashkëpunim me ekspertë të bankës botërore ku prioritet janë ata qytetarë në moshë pune
Seferi pranon se nuk kanë munguar sfidat gjatë shtrirjes së skemës së re ku ka pasur raste që qytetaret kanë refuzuar punësimin.
Ndihma ekonomike që i jepet një familje është e ndryshme dhe mund të arrijë mbi 10 mijë lekë, kjo në varësi të numrit të fëmijëve, vaksinimeve , frekuentimit të shkollës etj.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.