Refuzimi i studentëve, Rama: Po kërkoj dialog, jo negociata
Ftesën e kryeministrit për dialog Live në FB studentët e refuzuan njëzëri. Kjo bëri që kryeministri të reagojë sërish. Këtë herë ka zgjedhur rrjetin social twitter. Kreu i qeverisë shkruan se nuk po kërkon negociata me studentët, por dialog.
“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?”, shkruan Rama.
Negociata?🤔Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata.Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t'i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart😊Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?😉
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.