Refuzohet kërkesa e presidentit amerikan për blerjen e ”Greenland”- Si pasojë anulohet vizita shtetërore në Danimarkë
Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar një vizitë shtetërore në Danimarkë pasi kryeministri i vendit tha se Greenland nuk ishte për shitje për SH.B.A. Presidenti Trump, kishte planifikuar të vizitonte Danimarkën, në 2 Shtator, me ftesë të Mbretëreshës Danger Margrethe II, dhe jo më larg se javën e kaluar Trump deklaroi që SH.B.A. ishte e interesuar për të blerë Grenlandën, një territor autonom danez.
Kryeministri danez Mette Frederiksen e përshkroi sugjerimin si “absurd” dhe tha se shpresonte që zoti Trump të mos ishte serioz, të paktën në këtë çështje. Ndërsa vlerësoi Danimarkën si një “vend shumë të veçantë”, presidenti Trump tha në një postim në tweeter, se vizita e tij e planifikuar nuk do të realizohej më sepse zonja Frederiksen nuk kishte “asnjë interes të diskutonte blerjen e Greenland”. Anulimi u konfirmua nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia mbretërore daneze gjithashtu konfirmoi se kishte qenë e informuar për anulimin, dhe se ky anulim kishte qenë një ‘’masë’’ surprizë për ta.
Presidenti Trump kishte konfirmuar më herët, se ai ishte i interesuar për të blerë Greenland dhe kur e pyetën nëse do të merrte në konsideratë tregtimin e një territori amerikan për ishullin, ai u përgjigj: “Epo, shumë gjëra mund të bëhen. Në thelb është një marrëveshje e madhe e pasurive të patundshme,” tha ai.
Por, blerja e sugjeruar e Trump u hodh poshtë nga zyrtarët e Greenlandic dhe Danezi.
“Greenland nuk është në shitje, por Greenland është e hapur për tregti dhe bashkëpunim me vendet e tjera, përfshirë SHBA,” është shprehur kryeministri i territorit, Kim Kielsen.
Trump ka qenë i interesuar të zotërojë Groenlandën, për shkak të burimeve të natyrore, të tilla si qymyri, zinku, bakri. Por ndërsa Greenland mund të jetë e pasur me minerale, ajo aktualisht mbështetet në Danimarkë për dy të tretat e të ardhurave të saj buxhetore, por njëkohësisht ka dhe një shkallë të lartë të vetëvrasjeve, alkoolizmit dhe papunësisë.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.