Regjistër elektronik për pyjet – Klosi: Tashmë bashkitë do të marrin licencat e pronësisë
Për herë të parë në vendin tonë do të këtë një regjistër kombëtar për inventarizimin e pyjeve në mënyrë elektronike. Për Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ky regjistër do të ndihmojë jo vetëm për informacion të saktë mbi këtë pasuri por edhe për shfrytëzimin ekonomik të saj.
Pas regjistrit elektronik i cili pritet të përfundoj për në dy vitet e ardhshme, bashkitë do të pajisen me certifikatën e pronësisë mbi pyjet gjë e cila u jep të drejtën për ti menaxhuar dhe përfituar.
Banka Botërore dhe Agjencia Suedeze janë ato të cilat po investojnë përmes një projekti për zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve në vendin tonë, projekt i cili është drejtë përfundimit dhe pritet ti hapi rrugë vënies në jetë të politikave më të mira në këtë drejtim.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.