Regjistrimet në kopshte – Beqiri: ”Dokumentet që duhen- Këtë vit nuk ka rritje tarifash!”
Regjistrimet në kopshtet e Tiranës do të fillojnë në datën 2 shator, ndërkohë që prindërit kanë afat deri në datë 15 shtator për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Në një prononcim për TV SCAN, drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri bën me dije të gjitha procedurat, duke theksuar rëndësinë e kartelës së vaksinimit dhe analizës së coprokulturës. Drejtoresha flet dhe për mbingarkesën e kopshteve, duke thënë se priortiet për pranimet do të kenë fëmijët që kanë prindërit në punë. Për vitin shkollor 2019-2020, Beqiri thotë se nuk do të kenë ndryshim tarifash.
Ndërkaq, për disa kategori të veçanta, sikurse janë fëmijët jetimë, fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike apo kanë kujdestar ligjor persona me aftësi të kufizuar, mund të përfitojnë reduktimin e pagesës, duke dorëzuar dokumentacionin shtesë që vërteton gjendjen e tyre socio-ekonomike.
Ola Mitre/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.