Regjistrimet me shtesa në IAL – MASR: 24 tetori, afati i fundit për studentët poshtë vijës së kuqe
Vijojnë regjistrimet për të gjithë aplikantët për studentë të cilët janë të renditur sipas pikëve poshtë vijës së kuqe. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, përmes një udhëzimi të publikuar në fletoren zyrtare, cakton datën 24 tetor si afatin e fundit të regjistrimit të tyre.
Ndërkohë Ministria bën publike afatin e dorëzimit të listës me studentët fitues nga IAL-të. Data 27 tetor është afati i fundit për dorëzimin e listave.
Sipas udhëzimit të publikuar në fletoren zyrtare, këto institucione duhet t’i dorëzojnë listat në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në formë shkresore ose elektronike me qëllim pajisjen e çdo studenti me numër matrikullimi. Pas kësaj date nuk do të procedohet me dhënien e numrave të matrikullimit dhe QSHA-ja u kërkon institucioneve të arsimit të lartë çregjistrimin e tyre.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.