Regjistron frekuencat e bletëve dhe krijon kompozime muzikore origjinale
Bletërritësi dhe njëkohësisht muzikanti Bioni Samp ka gjetur një mënyrë të pabesueshme për të kombinuar të dy pasionet e tij më të mëdha.
Ai regjistron frekuencat e bletëve të tij dhe i përdor ato për të krijuar kompozime muzikore origjinale dhe elektronike.
Me muzikën e tij, Samp shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për çrregullimin e kolapsit të kolonisë, plagën që ka vrarë miliona koshere në mbarë botën.
Miliarda bletë vdesin çdo vit për shkak të ndryshimeve klimatike si dhe një sërë kombinimesh të pesticideve.
Por, ndërsa sjellja e vetëdijes për këtë çështje delikate është qëllimi i Samp, ai nuk është predikues për këtë.
“Nëse unë do të dilja me një simbol “greenpeace” dhe do të filloja të bërtisja rreth shpyllëzimit njerëzit shumë shpejt do të lodheshin me këtë”, u shpreh Samp.
“Kështu që unë punova rreth idesë për të paraqitur diçka që ka një mesazh ekologjik themelor por gjithashtu por gjithashtu do t’i hyjë në punë dhe shumë njerëzve të tjerë, sidomos atyre që janë të interesuar për elektronikë”, shtoi ai.
Ai filloi të regjistrojë dhe të analizojë frekuencat e bletëve të tij, të tilla si “këngët” që bëjnë mbretërit kur komunikojnë me kosheret e tyre dhe i përdori ato në kompozimet e tij elektronike.
Gjithashtu u desh një dekadë, nga viti 2006-2016, duke shpikur sintetizuesin e kosheres, “një sintetizues modular që po zgjerohet gjithmonë nga komponentët e ricikluar elektrikë, që emulon tingujt e bletëve dhe përdor mjaltin si një rezistencë organike elektrike”.
Një gjë për të cilën Samp është më së shumti krenar është zbulimi se mjalti mund të përdoret si një rezistencë për të kufizuar rrjedhjen elektrike përmes një qarku.
Ai përdorte mjaltin për të rregulluar tingujt e sintetizuesit e kosheres, duke i dhënë muzikën e tij atë që ai e quan “një element organik”.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.