Rehabilitimi i qendrës së Elbasanit – FSHZH informon mbi situatën aktuale të punimeve (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se po vijojnë punimet për rehabilitimin e lulishtes qendrore të qytetit të Elbasanit.
Sipas njoftimit aktualisht ka përfunduar betonimi i gjithë sheshit dhe punimet janë përqendruar në shtrimin e pllakave të gurit.
FSHZH informon se ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të rrisë cilësinë e ambienteve të hapura publike dhe të ofrojë një hapësirë dinamike për ushtrimin e aktiviteteve të ndryshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.