Rehabilitohet blloku me sipërfaqe 28 hektarë në Tiranë! Rrugët që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit (Fotot)
Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për projektin e rehabilitimit të rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “Leandro Zoto”-“Mari Kraja”-“Disha”-“Sadik Petrela”.
Projekti i hartuar ka për qëllim rikonstruksionin e rrugëve të këtij blloku banimi, sistemimin ujërave të shiut, të ujërave të zeza, ndërtimin e ambienteve të gjelbëruara aty ku është e mundur, sistemimin e ndriçimit dhe parkingjet e automjeve. Tenderi me fond limit 206 milionë e 644 mijë lekë është i hapur deri me 19 mars 2020.
Sipërfaqja e bllokut që do të rehabilitohet është 28 hektarë. Kjo është një zonë me shumë ndërtime, të përfaqësuara me godina 1 – 2 dhe 5 katëshe, të ndërtuara përgjithësisht pas viteve ’90.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.