Rehabilitohet qendra shëndetësore e Picarit, Manastirliu: Brenda mandatit, rikonstruktojmë 300 të tilla
300 qendra shëndetësore do të rehabilitohen brenda këij mandati qeveritar, ndërsa për vitin 2018 janë parashikuar 80 të tilla. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e rehabilituar në njësinë administrative Picar në Gjirokastër, e cila tashmë do ti shërbejë 1600 banorëve të zonës.
“Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat. Vetëm për vitin 2018 do të rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore nga veriu në jug të vendit”, tha Manastirliu.
Qarku i Gjirokastrës është një nga përfituesit më të mëdhenj të këtij investimi të qeverisë, pasi vetëm për këtë vit, pritet të rehabilitohen tërësisht 8 qendra shëndetësore.
“Brenda muajit korrik nis rehabilitimi I 8 qendrave shëndetësore në këtë zonë, nga të cilat 6 do të rikonstruktohen në Gjirokastër, një në Përmet dhe një në Tepelenë”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.