Rekomandimet e FMN, Teliti: Qeveria të rinënshkruajë marrëveshjen
Raporti i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për situatën ekonomike dhe financiare në vend vlerësohet nga opozita si një dështim i politikave qeverisëse.
Dorian Teliti, Sekretar për Financat dhe Ekonominë në grupin parlamentar të PD, shprehet për TV SCAN, se qeveria ka dështuar në realizim e investimeve publike, ka rikrijuar detyrime të prapambetura si dhe ka rritur borxhin publik.
Duke analizuar gjithë faktorët e marrë në konsideratë nga FMN, sipas Telitit, qeveria duhet të ribëjë një marrëveshje monitorimi më FMN-në.
Misioni i FMN në fund të vizitës prej 2 javësh në Tiranën zyrtare doli me një raport monitorimi dhe disa rekomandime për qeverinë shqiptare. Marrëveshja e mbyllur në muajin shkurt të këtij viti nuk u rinënshkrua këtë vjeshtë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.